Cute Videos ♡🇦🇱 (@cutemusicals.al) [similar]

Cute Videos ♡🇦🇱 (@cutemusicals.al)

Shpesh here me thua se te kam harruar, por ti nuk e di, se Hena me shkelqimin e saj me sjell ndermend shkelqimin e syve te tu, se flladi i eres se ngrohte te Gushtit me kujton perqafimin tend, se cdo perkedhelje qe marr ndjej prekjen e bute te dores tende.
Ti nuk e di se mbremjeve mbasi i djeg cigaret, ne hirin mbi tavull shkruaj emrin tend.
Nuk e di ti se kur jam i dehur te kerkoj neper dhoma, te therras jashte dritares, e me pas me ze gjumi duke belbezuar i lodhur se me ka marre malli.
Ti nuk e di se mengjeseve ngrihem vone nga shtrati me shpresen se mos te enderroj serish ashtu si gjate nates.
Nuk e di ti se ne cdo here qe mushkrite e mia gufohen nga oksigjeni une jam duke menduar per ty.
Ma thua shpesh here se te kam harruar dhe shpesh here me ankohesh se lemza s'te le te qete.
More...